Çka tha Djukanovic mbas fitores?

Partia pro-perenidmore e Malit të Zi ka fitue shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të së Diellës, por jo edhe shumicën absoulute.

Simbas të dhanave preliminare, Partia Demokratike Socialiste e kryeministrit Milo Djukanovic ka fitue 35 mandate, ndërsa dy blloqet kryesore opozitare Fronti Demokratik dhe Kljuc kanë fitue 18, respektivisht 9 mandate.

Lista e partive shqiptare, ndërkaq, ka fitue vetëm nji mandat. Simbas përfaqësuesve politikë shqiptarë, ky asht rezultati ma i keq në historinë e pluralizmit.

Rezultatet zyrtare nga ana e autoritetit shtetnor zgjedhor priten në ditët në vazhdim.

Djukanovic, i cili ka udhëheqë Malin e Zi herë si president, herë si kryeministër për ma shumë se 25 vjet, duhet të përpiqet me krijue shumicën në nji parlament thellësisht të ndamë.

Tue iu adresue mbështetësve, Djukanovic tha se ka me kërkue koalicion me partitë e pakicave kombëtare: boshnjakët, kroatët dhe shqiptarët.

“Menjiherë mbas shpalljes së rezultatit zyrtar, kemi me i nisë negociatat. Na kemi me formue qeverinë”, tha Djukanovic.

Partia e tij asht përballë me grupet opozitare pro-ruse dhe pro-serbe, që kundërshtojnë fuiqshëm anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe integrimin e tij në Bashkimin Europian.

“Mali i Zi ka me vazhdue drejt së ardhmes europiane. Kemi me ratifikue anëtarësinë në NATO dhe kemi me i përfundue bisedimet për anëtarësim në BE. Kemi me sjellë investime të reja, kemi me përmirësue standardin e jetës”, ju tha Djukanovic mbështetësve në Podgoricë.