Çka tha presidenti Thaçi për debatin Kosovë-Shqipni?

I ftuem në emisionin “Opinion”, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folë lidhun me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj se Shqipnia nuk mundet me përfaqësue Kosovën në Beograd dhe shkrimet e analistëve të njohun të Kosovës dhe Shqipnise gjatë ditëve të fundit që kanë trajtue me tone të forta këtë realitet të krijuem mes Kosovës dhe Shqipnisë.

Presidenti Thaçi i ka cilësue këto shkrime dhe këtë diskutim “konfliktual”, si nji debat artificial që asht krejt pa kuptim.

Simbas tij, raportet mes Kosovës dhe Shqipnisë janë të shkëlqyeme dhe se dy shtetet nuk janë në garë, por plotësuese të njana-tjetrës.

“Ky debat asht aq artificial, aq i kotë, edhe i damshëm, dhe mundet me qenë dhe pa ndikim. Raportet mes Kosovës dhe Shqipnisë janë të shkëlqyeme në nivel institucional dhe privat. Këto opinione janë paraqitë për të shpërfaqë çashtje që nuk egzisotjnë, janë në kuadrin e nji fryme të panevojshme”, tha Thaçi.