Çka tha Vucic për mundësinë e njohjes së Kosovës?

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka porosite se “s’ka asgja nga njohja e Kosovës”, tue iu referue qëndrimit të Beogradit.

Vucic, tue iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve shqiptarë se kur ka me ardh për vizitë zyrtare në Prishtinë, ka theksue se kjo pyetje i parashtrohet vazhdimisht, tue aludue në atë se kur Serbia ka me njoftë Kosovën.

“Kryeministri serb viziton pjesë të ndryshme të Kosovës. Kam me shkrue prapë në manastirin e Graçanicës, në Fushë Kosovë, kam me fole me njerëzit atje. Jam gjithmonë i gatshëm me bisedue edhe me shqiptarët”, ka thanë Vucic, raporton mediumi serb B92.

Në pyetjen e gazetarëve se a ka me marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi të Premten në Prishtinë, Vucic tha se “nuk ka asgja prej kësaj pune, e as që ka me pasë edhe për nji kohë të gjatë”.

I pyetun se qysh kishte me reague sikur mbas zgjedhjeve parlamentare në Serbi postin e Kryeministrit me marrë ndonji politikan nga opozita, i cili kishte me njoftë Kosovën, Vuçiq asht përgjigj se “për këtë vetëm mundeni me shpresue”.

“Ndoshta këto andrra edhe ju realizohen. S’kam asgja kundër, shpresoni, ndoshta edhe mundet me ju ndodh juve kjo, por s’kisha me u mbështet shumë”, tha Vucic.