Çka thane ekspertët ndërkombëtarë për Demarkacionin me Malin e Zi?

Sot dolën para mediave Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, me ekspertët e Komisionit për Demarkacion ad-hoc, për me i ba publike rezultatet e këtij komisioni rreth marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi.

Eksperti amerikan Fletcher Burton, i ftuem për me vlerësue procesin e Demarkacionit ka thanë se Komisioni i Kosovës e ka kryer mirë punën.

“Procesi kishte nji bazë shumë të fortë ligjore. Kemi gjetë se nga aspekti ligjor procesi dhe puna e Komisionit Kosovar Shtetnor për Shënimin e Kufinit me Malin e Zi ka pasë legjitimitet” ka thanë Burton.

Eksperti gjerman i Gjeodezisë, Herbert Wilmes, ka shpjegue në detaje ekspertizën e komisionit në vlerësimin e Demarkacionit. Ai tha se Komisioni ad-hoc ka zbatue praktikat ndërkombëtare ma të dëshmueme deri më tash në vendet tjera.

“Dy komisionet shtetnore, ai i Kosovës dhe ai malazez kanë aplikue teknikat ma të mira si GSS ose GPS, të cilat kanë mundësue që në mënyrë gjeodezike të përcaktohet çdo milimetër i kufinit.

Neve na asht dashtë me i kombinue koordinatat me hartat gjeografike. Vija kufitare e cila asht prezantue asht bazue në informata të sakta. Vija ma e naltë asht vija administrative e cila asht e Krahinës Autonome të Kosovës dhe në nivelin dytë janë përdor vijat e kufive komunal në të dy anët e kufinit, dhe në nivelin e trete janë përdor informatat kadastrale”, tha Wilmes.

Eksperti britanik Fred Newton, tha se vija kufitare mes dy shteteve asht e randësishme me qenë e përcaktueme mire dhe qartë.

“Asht shumë me randësi me pasë një kufi të përcaktuem mirë”, tha britaniku.

Përndryshe, këta ekspertë ndërkombëtarë thanë se nuk kanë gjet shkelje në përcaktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, dhe simbas tyne gjithçka asht krye simbas standardeve ndërkombëtare.