Çka thanë në Dubrovnik Mogherini, Kitarovic dhe Thaçi

Nuk do të ketë të ardhme as për Serbinë e as për Kosovën në Bashkimin Europian pa normalizue marrëdhaniet në mes tyne.

Madje, vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet me sjellë rezultate të ndrituna, “e ndoshta” edhe njohjen reciproke mes dy vendeve.

Të paktën kështu ka lanë të kuptohet, nga deklarata e saj, përfaqësuesja e naltë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Ajo këto komente i ka ba në Samitin e SCEEP-së (Procesi i Bashkëpunimit i Shteteve të Europës Juglindore), i cili po mbahet në Dubrovnik.

Presidentja kroate, Kolinda Grobar-Kitarovic, ka thanë se e ardhmja e shteteve të rajonit asht n’Europë dhe për këtë janë në dijeni të gjithë liderët.

Kurse Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thanë në këtë samit se bashkëpunimi asht çelësi për ruejtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për t’ardhmen e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe në NATO.