Çka thojnë mediat e hueja për vizitën e Nuland në Ballkan!

Vizita e Victoria Nuland asistente e Sekretarit Amerikan të Shtetit, asht pasqyrue në mediat ndërkombëtare.
Lajmi kryesor nga takimet e Nuland me liderat e vendeve të Ballkanit Perëndimior asht kerkesa e SHBA’s për forcimin e demokracisë.

Shtetet e Bashkueme t’Amerikës i kanë kërkue vendeve të Ballkanit Perëndimir me intensifikue përpjekjet përme i konsolidue demokracitë e tyne.

Ky asht lajmi që agjencia Associeted Press e ka transmetue nga vizita e Victoria Nuland në Ballkanin Perëndimor e që më pas asht pasqyrue në shumë media botnore.

Nuland ka ardh në Kosovë të Diellën nga Samiti i Varshavës, për me vazhdue në Shqipni, Maqedoni dhe Serbi.

“Ajo i ka kërkue Kosovës me çue përpara dialogun me Serbinë dhe që me ratifikojë demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, nji hap kyç për me bind Bashkimin Europian me i lejue qytetarët e saj që me gëzue udhëtimin pa viza” shkruen AP tue ju referue njoftimit nga Zyra e Presidentit të Kosovës.

Po ashtu, AP ka njoftue edhe për thirrjen që Nuland ju ka ba liderave të Kosovës me përforcue sundimin e ligjit, sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupcionit krimit të organizuem, që Nuland e ka vlerësue fundamentale për përparimin e Kosovës.