Çka thojnë në AKR për koalicionin me LDK?

Aleanca Kosova e Re (AKR), ende nuk ka arritë ndonji marrëveshje për koalicion parazgjedhor me asnji subjekt politik.

Gjatë ditës asht raportue se AKR ka arritë nji marrëveshje me LDK ,për nji koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 Qershorit, por nji gja e tillë asht mohue nga anëtarë të kësaj partie.

Rrahim Pacolli, shef i shtabit zgjedhor të AKR, ka thanë për lajmi.net se deri tash nuk asgja zyrtare. Madje, ai ka lanë të hapun mundësinë që mos me pasë nji koalicion të tillë, ani pse në mesnatë përfundon afati për dorëzim të koalicioneve në KQZ.

“Jo deri tash nuk ka asgja konkrete. Nuk besoj se nji gja e tillë mundet me ndodh gjatë ditës, ka thanë Pacolli për lajmi.net, kur asht pyetë për nji marrëveshje mes LDK dhe AKR.