Çka thojnë në LDK për ultimatumin e Pacollit?

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i asht përgjigje deklaratave të kryetarit të AKR, Behgjet Pacolli, mbi ultimatumet që ka dhanë në nji intervistë për televizionin publik.

Veliu, partia e të cilit asht në koalicion me Pacollin, ka thanë për Express se ata marrin qëndrime vetë dhe, simbas tij, askush nuk mundet me dhanë ultimatume dhe mësime se si të veprohet.

I pari i komunës së Podujevës ka tregue se deri tash nuk ka pase ndonji indikacion se Pacolli mundet me shkue në PAN, dhe ta prishë koalicionin me LAA’n.

“Pak po më befason kjo deklarata e Pacollit. Të paktën deri sot na kemi qenë unikë, nuk ka dhe s’ka pasë ndonji indikacion për prishje të koalicionit apo ndonji gja tjetër. Mirëpo, ajo që mundem me thane asht se Pacolli dhe askush tjetër nuk mundet me qitë ultimatume për LDK’n. Na e kemi udhëheqjen tonë dhe për çdo veprim i marrim vendimet vet”, ka thanë Veliu.