Çka thojnë në PAN për takimin e nesërm dhe seancën konstituive?

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, gjatë ditës së djeshme ka thirre nji takim konsultativ për ditën e Mërkurë me koalicionin PAN, në mënyrë që të arrihet dakordimi për vazhdimin e seancës konstituive, dhe formimin e institucioneve.

Lidhun me takimin e thirrun dhe me pjesëmarrjen e PAN në seancën e ardhshme, deputeti i PDK’s, Enver Hoxhaj, për Gazetën Metro ka konfirmue se kane me marrë pjesë, dhe gjithashtu kane me ba të ditun qëndrimin e tyne për seancën e ardhshme.

“Nesër na marrim pjesë në takimin konsultues të partive dhe aty kemi me thane qëndrimin tonë sa i takon seancës së ardhshme”, ka thanë Hoxhaj.