Çka thojnë në PDK për akuzat se ka nji plan për ‘djegien’ e Haradinajt?

Derisa Kosova asht në pritje të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 Qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po jepen mendime të ndryshme për formimin e Qeverisë së re.

Zyrtarë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, si opcion kanë përmendë edhe Qeverinë teknike.

Lufti Haziri, nënkryetar i LDK dhe njikohëshisht kryetari i Komunës së Gjilanit, ka deklarue se formimi i Qeverisë Teknike asht plan i PDK’s, në mënyrë që ta ‘djegin’ liderin e AAK, Ramush Haradinajn, i cili asht kandidat i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër.

“Po duen me ia ba ngjajshëm sikur më 2014, kur e lanë pa mbështetje politike”, ka thanë Haziri në nji debat televiziv.

Por, në PDK e kanë mohue nisjen e nji plani të tillë.

Tue folë në nji prononcim për gazetën “Bota sot”, kandidati i kësaj partie për deputet, Bislim Zogaj, ka thanë se në PDK ende nuk asht diskutue asgja.

Ai ka sqarue se PDK asht e sigurt në fitoren e saj dhe në Ramush Haradinajn kryeministër./Bota Sot