Çka thojnë në VV për deklaratën e Avdullah Hotit?

Dallimet ndërmjet LDK’s e Vetëvendosjes po thellohen. Kjo, për shkak të deklaratave të Avdullah Hotit se nuk bahen bashkë me Partinë e Albin Kurtit, mbasi ndihmoi PDK’n në rrximin e Qeverisë.

Mirëpo, Rexhep Selimi, thotë se duhet pritë dështimi i Ramush Haradinaj që të bahet Shef i Qeverisë për me i nisë negociatat me LDK’n.

Vetëvendosjes nuk po i pëlqen fort qëndrimi i LDK’s se po bahet gati me ndejt në opozitë, mbasi nuk ban koalicion me partitë që rrxuen Isa Mustafën nga Qeveria.

Avdullah Hoti tha se s’ka koalicion me PDK e as me Vetëvendosjen, e cila ndihmoi Kadri Veselin në rrximin e Qeverisë së udhëhequn prej LDK’s.

Tash, ka ardhë edhe përgjigja e Vetëvendosjes. Zyrtarët e Partisë së Albin Kurtit po i kërkojnë Avdullah Hotit me pritë derisa të dështon Ramush Haradinaj në përpjekjen e parë për formimin e Qeverisë.

Këtë po e thotë njani prej udhëheqësve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili mbas luftës kishte shërbye si Ministër i Punëve të Mbrendshme në Qeverinë e Përkohshme të Hashim Thaçit.

“Na po i presim procedurat. Nuk po flasim për numrat e mandatarit të Vetëvendosjes, para se të kryhen procedurat e mandatarit të parë, pra PAN’it”, ka thanë Selimi, për lajmi.net, të Diellën.