Çka thojnë Prokurorët për vjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit!

lumeziii

Shoqata e prokurorëve të Kosovës sot ka mbajt takim lidhun me situatën e sigurisë së prokurorëve në Kosovë me theks të veçantë rasti i hymjes me dhunë në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në reagimin e leshuem nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës thuhet se Prokurorët e shtetit të Kosovës vlerësojnë se trendi i presioneve dhe sulmeve ndaj punës së Prokurorit të Shtetit, e sidomos rasti i fundit kur cenohet prona private dhe siguria e kreut të sistemit prokurorial të Kosovës, dhe e familjes së tij, asht tanësisht e papranueshme, e rrezikshme dhe tendencioze me synim që me krijue pasiguri jo vetëm për prokurorët por edhe për tanë sistemin juridik të Kosovës.

“Na jemi deshmitarë të presioneve të vazhdueshme të formave të ndryshme të fillueme muejt e fundit nga grupet e ndryshme të interesit të cilët synim të vetëm e kanë pengimin e hetimit dhe ndëshkimit të krimit t’organizuem, në atë mënyrë që përmes mesazheve të këtilla – si ky i rastit të fundit, i hymjes së dhunshme në shtëpinë e Kryeprokurorit të Kosovës, me sjellë pasiguri dhe frikë të përgjithshme, deri në rrezikim të sigurisë nacionale.

Shoqata e prokurorëve të Kosovës asht e indinjueme edhe për faktin se asnji nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare nuk asht prononcue në mbrojtje të institucionit të Prokurorit të Shtetit, gja që tregon mosgatishmëni dhe mungesë të vullnetit politik për të mbështetun punën e pamvarun të Prokurorit të Shtetit në luftën e përditshme kundër krimit në Kosovë.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës i ban me dije opinionit publik se asnji presion, e as ky i fundit, nuk ka me ndalë punën e prokurorëve për me luftue krimin dhe grupet që e mbështesin atë, përkundrazi rasti i fundit ka me i mobilizue edhe ma shumë në misionin tonë”, thuhet në reagim.