Çka thojnë udhëheqësit e Luginës lidhun me iniciativën e Vucic’it?

Iniciativën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, për ndryshim qasje ndaj Kosovës, po e shohin si shpresëdhanëse për stabilitet të Ballkanit edhe liderët institucionalë të Luginës së Preshevës. Zhvillimet në rajon, sidomos marrëdhaniet mes Kosovës e Serbisë, simbas tyne, reflektojnë edhe në situatën e përgjithshme në atë pjesë.

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës në Bujanoc, deklaratat e Vucicit për gjetjen e nji zgjidhje të qendrueshme me Kosovën i ka komentue domosdoshmëni të shtetit serb për plotësimin e standardeve të nevojshme në rrugën euro integruese.

E zavendëskryetari i Bujanocit, Stojança Arsic, gjetjen e zgjidhjes e sheh si të domosdoshme, ndërkohë që shqiptarët e serbët në Luginë i sheh si “monedhë për kusuritje mes Kosovës dhe Serbisë”, derisa rolin qendror në zgjidhjen e raporteve simbas tij e ka bashkësia ndërkombëtare./rtk