Çka thonë deputetët tanë për Eurovisionin!

eurovision

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka fillue me shqetësimin e deputetëve për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por edhe për ndalimin e flamurit të Kosovës, krahas atij të ISIS, në garën ma të madhe europiane të muzikës, “Eurovision”, ku u tha se kjo asht fyemje për qytetarët e vendit tonë.

Deputetja Alma Lama reagoi lidhun me ndalimin e flamurit të Kosovës, krahas atij të ISIS, në garën ma të madhe europiane të muzikës, “Eurovizion”, tue i ba thirrje Kuvendit që të reagojë për këtë shkelje.

Ndalimi i flamurit asht ba me dije në nji rregullore të këtij manifestimi t’organizuem nga Unioni i Transmetuesve Europianë (EBU).