Çka thonë familjarët e gjeneralit që ishte nji nga organizatorët e puçit në Turqi

Gjenerali turk, Adem Huduti, me origjinë nga Kosova, i cili po akuzohet se ishte mbrapa puçit kundër pushtetit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, nji pjesë të fminiisë së hershme e kaloi në fshatin Reçan të Prizrenit.

Në këtë lokalitet, ende jetojnë nji pjesë e kushërijve të tij, kryesisht nga ana e nanës.Ata kallxojnë se Hudut, u largue nga Kosova në moshën 5 vjeçare, bashkë me familjen e ngushtë të tij.

Ferati thotë se kushëni i tij, krejt shkollimin e ka krye në Turqi, njofton klankosova.

Ai kallxon se kontaktet me të afërmit e tij në Turqi nuk i ka humbê, veçse me gjeneralin rrallë flet.