Çka thonë n’AKR për koalicionin me AAK dhe Nisma?

Aleanca Kosova e Re (AKR) mohon se ka pasë bisedime me Nismën dhe Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) rreth mundësisë së nji koalicioni mes tri partive.

Këtë e ka konfirmue për lajmi.net anëtari i kësaj partie, Agim Bahtiri, njiherit edhe kryetar i Mitrovicës.

“Askush deri tash nuk ka bisedue me asnji parti politike për negociata për nji koalicion të mundshëm. Krejt asht dëshira e partive politike, të cilat dëshirojnë me shkue në koalicion”, u shpreh Bahtiri.

Siç thekson ai, subjekti i tij politik ende nuk ka vendosë që me ju bashkue ndonjanës parti.