Çka thonë në PDK e LDK për zgjedhjet?

Zyrtarë të partnerëve në koalicionin qeverisës, PDK-LDK shprehen se nga organet vendimmarrëse të partive nuk ka qëndrim që me shkue në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Xhavit Haliti nga PDK e Bajram Gecaj nga LDK, shprehen se nuk ka ndonji sinjal për me shkue në zgjedhje dhe se koalicioni ka fuqinë për me i çue përpara proceset e randësishme.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhvit Haliti ka thanë se organet vendimmarrëse të partisë nuk kanë qëndrim për me shkue në zgjedhje.

“Partia, Kryesia e Partisë e as Këshilli Drejtues nuk ka qëndrim të vetin për zgjedhje. Dhe, kompetent për me i shpall politikat e partisë për çashtje madhore siç janë zgjedhjet asht kryetari i partisë”, ka thanë Haliti për lajmi.net.

Bajram Gecaj këshilltar i kryeministri Isa Mustafa dhe zavendësministër në ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka thanë kërkesa për zgjedhje vijnë nga zana të pakënaqun, e që ka nga të dy partitë.

Por, ai në nji deklaratë për lajmi.net ka thënë se nuk ka ndonji indikacion nga strukturat e partive për me shkue në zgjedhje.

“Na nuk kemi asnji indikacion nga strukturat përfaqësuese të asnji partneri të koalicionit për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo pra mundet me ndodhë vetëm nëse përfaqësuesit legjitim të partnerëve pajtohen, dhe jo si rezultat i individëve. Na planifikojmë zgjedhje qendrore në vitin 2018”, ka thanë Gecaj për lajmi.net.