Çka thonë Obama, Netanyahu e Steinmeier për vdekjen e Peres!

obamamam

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu përmes nji deklarate për media ka shpreh “dhimbjen të thellë personale” për vdekjen e ish-presidentit izraelit, Shimon Peres.

E presidenti amerikan Barack Obama ka thanë se Peres ka qenë nji prej pak njerëzve “që ka ndërrue kursin e historisë njerëzore jo vetëm përmes rolit të tij në ngjarjet humane por edhe përmes zgjanimit të imagjinatës sonë morale”.

Edhe ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka vlerësue punën e Peres për përmisimin e marrëdhanieve në mes të Gjermanisë dhe Izraelit mbas Luftës së Dytë Botnore.

“Me deshirën e tij të palëkundun për me bashkue me të kaluemen dhe të ardhmen, Shimon Peres ju dedikue miqësisë unike në mes të Izraelit dhe Gjermanisë”, ka thanë Steinmeier përmes nji deklarate.

Peres ka vdek sot në moshën 93 vjeçare mbas nji sulmi.