Çka thonë PDK e LDK për formimin e Komisionit Hetimor për RTK’n

Grupi Parlamentar i PDK’s nuk ka me marrë pjesë në Grupin Hetimor për RTK’n.

Shefi i GP të PDK’s, Zenun Pajaziti, ka dhanë arsyen për mospjesëmarrjen në këtë grup, tue thanë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet me pasë ndikim në mediumin publik.

“Jemi dakord që përmes IBU të mos kemi ndikim në mediumin publik. Unë i ftoj deputetët që me shfrytëzue punën e tyne nëpër komisione, ngase nuk mundemi me pasë ndonji rol tjetër përveç ndryshimeve të ligjit dhe për gjetjen e mjeteve financiare të RTK’s”, tha Pajaziti.

I njajtë asht edhe qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me këtë çashtje.

Shefi i GP të LDK’s, Ismet Beqiri, ka vlerësue se organet kompetente munden me ba punën e hetimit ndaj RTK’s, dhe simbas tij nuk ka arsye për formimin e Komisionit Hetimor.

“Mundemi me debatue dhe me dhanë vërejtje, por jo pjesë e hetimeve”, tha Beqiri.