Çka thotë Adem Grabovci për ‘eskursionet’ e Demarkacionit!

Shefi i grupit parlamentar të PDK’s, Adem Grabovci, tha se ai e ka shkel edhe në kohë të vështira dhe se e di mirë secilën pjesë të Kosovës, tue shtue se të tilla ekspozime nuk i duhen vendit.

Grabovci tha se me Malin e Zi duhet të krijohen miqësi e jo të bahen provokime.

“Kufini nuk deshmohet tue ba ekskursione, por tue hulumtue e argumentu.

Deputetët e kanë vendin në Parlament, aty ku debatohet e merren vendime”, theksoi ai për Kallxo.com

Adem Grabovci tha po ashtu se asht kundër veprimeve jashtinstitucionale dhe se u premton qytetarëve se asnji vendim nuk do të bje ndesh me interesin e tyne.

Po ashtu, shefi i grupit parlamentar të PDK’s deklaroi se partia e tij asht për caktimin e krejt kufijve të Kosovës, ngase simbas tij pa këtë Kosova do të mbetet vend i izoluem.