Çka thotë Agim Bahtiri për kallashnikovët, kush po ja sulmon natën komunën!

Gjatë mesnatës Kuvendi Komunal i Mitrovicës asht sulmue me kallashnikov, tue i shkaktue dame materiale në thyemje të dritareve.

Kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri e ka pranue që asht sulmu objekti i komunës tue thanë se tash janë tue u ba ekspertizat dhe askush nuk mund ta ndalë punën e tij.

“Koha e kallashnikovit në Kosovë e sidomos në Mitrovicë ka kalue shumë moti, askush nuk guxon me pengue punën time”, ka thanë Agim Bahtiri për Express.

Rikujtojmë, se ky sulm vjen vetëm nji ditë mbas thyemjes së xhamave të automjeteve të komunës, nga ish rojat e parkingut, të cilët nuk pranuen të punonin nën menaxhimin e nji kompanie private, por insistuen që të punonin nën menaxhimin e OVL të UÇK’s, ani pse rrogat do t’i merrnin të njajta.

Rreth orës 01:53 komuna e Mitrovicës asht sulmue me kallashnikov, tue i shkaktue dame materiale në thyemjen  e dritareve.