Çka thotë ambasadori amerikan, Delawie, për vdekjen e Astrit Deharit?

Ambasadori amerikan, Greg Delawie për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ka thanë se asht me randësi që me u sigurue faktet e duhuna.

Ai gjithashtu ka shkrue se e mirëpret vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshimjen e hetuesve të pamvarun në këtë hetim.

“Vdekjet në paraburgim janë gjithmonë shqetësuese. Asht me randësi që të sigurohen faktet. E mirëpres vendimin e ministrisë se drejtësisë për përfshimjen e hetuesve të pamvarun në hetim”, ka shkrue ambasadori Delawie.

greg-delawie_1478619334-80172