Çka thotë ambasadori britanik për deklaratat për luftë me Malin e Zi

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell ka folur për Demarkacionin me Malin e Zi tue shprehë habi që folet për luftë me këtë shtet.

Diplomati britanik tue ju përgjigjë pyetjeve të qytetarëve në nji transmetim direkt të Gazetës Express ka thanë se Kosova dhe Mali i Zi kanë raporte të mira tue përmendë faktin që Podgorica e kishte njoftë pamvarësinë e Kosovës disa muej mbas shpalljes, pamvarësisht telasheve me Beogradin.

“Më doket e çuditshme që folet për luftë me Malin e Zi” ka thanë ai.