Çka thotë ambasadori britanik për sulmin ndaj Konsullatës turke

Ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairí O’Connell ka dënue sulmin ndaj Konsullatës Turke në Prizren, mëngjesin e sotëm.

O’Connell tha se ndjehet i lehtësuem se nuk u lëndue askush nga ky sulm, dhe se ju beson autoriteteve kosovare që kanë me mujt m’i sjellë autoret e sulmit para drejtësisë.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj Konsullatës Turke në Prizren në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ndihem i lehtësuem që askush nuk u lëndue. Solidarizohemi me miqtë dhe aleatët tanë turq. Na besojmë që autoritetet e Kosovës kanë me marrë masa për të sigurue që autorët e krimit të sjellen para drejtësisë”, ka shkrue ambasadori i Britanisë së Madhe në Facebook.