Çka thotë Anton Çuni për vonimin e Speciales!

Ish-përgjegjësi i Batalionit vëzhgues në Zonën e Dukagjinit, njiherësh deputet i LDK’s, Anton Quni, ka thanë se finalizimi i Gjykatës Speciale nuk mvaret prej institucioneve të Kosovës, mbasi që ashtu si ai asht shpreh, Kosova i ka përmbush kriteret.

“Ngecjet dhe zhagitjet nuk janë çashtje që mvaren nga na. Kosova i ka përmbush detyrat e saj në krijimin e infrastrukturës juridike të Gjykatës Speciale, perfshi këtu aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializueme dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuem, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Holandës”, ka thanë ai për Zërin.

Quni tutje, ka thanë se vonesat janë rezultat i procedurave të shtetit të Holandës, ku edhe pritet ta ketë selinë Gjykata Speciale.

Mbas emnimit të David Schwediman në krye të Prokurorisë Speciale, pritet që aktakuzat e para të ngrihen në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.