Çka thotë Ban Ki-moon për krizën qe ka ba demarkacioni n’Kosovë!

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkueme ka me u mblidh më 25 Gusht për me shqyrtue raportin tremujor nga 16 Prilli deri më 15 Korrik për Kosovë.
Në raportin e OKB’së shfaqet edhe shqetësimi për stagnimin e procesit të krizës që ka shkaktue demarkacioni me Malin e Zi në Kosovë, por edhe krizës institucionale.

Raporti i Sekretarit të përgjithshëm për Kosovën në Kombet e Bashkueme, Ban Ki-Moon, u ban thirrje liderave të Beogradit dhe të Prishtinës me vazhdue dialogun për normalizimin e marrëdhanieve e të arrihet përfundimi i këtij procesi në dobi të dyja vendeve.