Barack Obama, qe çka thotë për Vladimir Putinin!

obamamam

Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, ka thanë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, e sheh unitetin e Europës si kercënim dhe përpiqet me minue ate.

N’intervistë për televizionin CBS News, Obama ka përmend krizën me migrantë si shembull.

“Presioni që ban mbi politikat e Europës, mënyra qysh avancon nacionalizmin e ekstremit të djathtë dhe shkalla me të cilën kercënon shperbamjen e Bashkimit Europian, në disa raste shfrytëzohen nga dikush si zoti Putin”, ka thanë Obama.

Obama ka thanë se ka ba përpjekje me ja ba të qartë liderit rus se NATO dhe BE nuk janë kercënime.

“I kam thanë se nji Europë e fuqishme, e bashkueme, që punon me nji Rusi të fuqishme, asht recepti i duhun. Deri tash, nuk asht binde”, ka thanë Obama.

Presidenti amerikan i ka ba këto komente mbasi ka përfundue vizitën n’Europë.

Gjatë nji fjalimi në Hanover të Gjermanisë, Obama i ka ba thirrje Europës me ruejt unitetin e saj politik dhe me forcue kontributin në mbrojtjen kolektive të kontinentit.

“Shtetet e Bashkueme dhe krejt bota ka nevojë për nji Europë të fuqishme, të pasun, demokratike dhe të Bashkueme”, ka thanë Obama.