Çka thotë Basha për humbjen e PD’s në Dibër!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka quejt humbjen në Dibër të kandidatit të djathtë Sherefedin Shehu, si “ditën kur politika dhe krimi u banë bashkë”. Këto deklarata Basha i bani nga homazhet për 18-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

“Jeta e tij ishte e shkurtë, përkujtimi i tij ka me qenë i përjetshëm. Kujtimi i tij na jep kurajo dhe vendosmëni. E sotmja asht ditë e zezë për politikën shqiptare. Asht dita kur politika dhe krimi u banë njish.

U banë njish, sepse politika në aleancë me krimi u kthye në politikë në shërbim të krimit. Politika në shërbim të krimit prodhoi sulmin e madh ndaj vlerave të demokracisë, zhytjen e Shqipnisë në kriminalitet, pasiguri dhe vrasjen e heroit të demokracisë. Mos pajtohemi me inkriminimin e politikës. E sotmja asht nji ditë kushtrimi, nji betejë me përmasa epike na pret në mejdanin e historisë”, u shpreh kryetari i PD Lulzim Basha.