Çka thotë Clinton nese zgjedhet president Trump!

Kandidati ende jozyrtar republikan për presidencën në Shtetet e Bashkuenme t’Amerikës, Donald Trump, nuk asht i aftë për të qenë president dhe se zgjedhja e tij do të ishte nji gabim historik.

Kështu asht shpreh Hillary Clinton në fjalimin saj.

Ish-Zoja e Parë, e cila përballet me Bernie Sanders për kandidaturën demokrate, hodhi poshtë politikat e jashtme të Trump dhe e quejti miliarderin njujorkez si të paqëndrueshëm, irracional dhe të papërgaditun.

Gjatë fjalimit të saj, Clinton mbrojti marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe tha se nëse Trump bahet president, ai do të nisë lufta të tjera dhe do të shkatërrojë ekonominë amerikane.

“Kjo nuk asht shfaqje televizive, asht realiteti“, deklaroi ma tej ajo.

Clinton tashma po përpiqet me tërheqë votuesit pa krah politik dhe republikanët e moderuem që janë të shqetësuem nga qendrimet e Trump.

Ky i fundit tashma ndihet edhe ma i fortë në kandidimin e tij, mbasi mori mbështetjen e kreut të Dhomës së Ulët të kongresit Paul Ryan, i cili deri vonë ishte shpreh se s’mund të mbështeste biznismenin.