Çka thotë Delawie për Qeverinë e re

Ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Greg Delawie, ka lavdue sot mbajtjen e zgjedhjeve në vend, tue thanë se tash pret formimin e qeverisë së re të Kosovës, e cila ka me punue për të mirën e krejt qytetarëve të saj.

Ai këto komente i bani me rastin e pritjes mirëseardhëse për të diplomuemit e programeve studimore master, të cilët i ka përgëzue për të arritunat e tyne.

Tue folë rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 Qershorit në Kosovë, diplomati amerikan Delawie, tha se ato ishin demokratike dhe se u takon tash të zgjedhunve të ri të popullit që të formojnë qeverinë e vendit.