Çka thotë drejtori i QKUK’s për vdekjet e dyshimta!

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Curr Gjocaj, nuk pranon me marrë përgjegjësi për vdekjen e dyshimtë të pacientëve.

Ndonëse asht përgjegjësi kryesor nën të cilin funkcionon SHSKUK, Gjocaj thotë se pozita e tij asht vetëm administrative, raporton gazeta Shneta.

Madje ai habitet kur pyetet nëse ka me dhanë dorëheqje për këtë rast.

“A punojë unë në salla, me bombola? Unë jam staf administrativ, por nuk punoj në salla”, ka deklarue Gjocaj.

Ai ka tentue më nxjerr situata hipotetike tue e ndërlidh me këtë rast kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai nuk ka pranue me folë as nëse do të ketë pezullime të stafit të mjekëve ku kanë ndodh vdekjet e pacientëve.

Gjocaj ka deklarue se janë vetëm 2 raste të vdekjeve të dyshimta.

“2 pacientë kanë vdek atë ditë që kanë hy në operacion. Njëri ka mbet i vdekun në sallën e operacionit, ndërsa tjetri mbasi asht krye operacioni. I treti ka vdek po atë ditë, por nuk ka hy në operacion dhe nuk ka marr gaz oksidul”, ka deklarue Gjocaj.

 

Shperndaje në: