Çka thotë Edi Rama për marrëveshjet me Kosovën

Kryeministri i Shqipnise ka zhvillue sot nji bashkebisedim ‘live’ ne Facebook me lexuesit, tue ju pergjigje disa pyetjeve te tyne.

I pyetun në lidhje me marrëdhanien me Kosovën dhe marrëveshjet e arrituna, kryeministri Rama u shpreh se marrëveshjet e arrituna flasin vetë dhe se po shkohet drejt nji shkrimje në kufijtë Shqipni–Kosovë në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

“Kjo pyetje as nuk shtrohet, mbasi na po bajmë nji përpjekje për shkëmbime tregtare. Na po bajmë nji përpjekje dhe shifrat e shkëmbimeve tregtare flasin vetë.

Kemi me vazhdue drejt shkrimjes së kufinit në të gjitha nivelet tue fillue nga bashkëpunimi ekonomik dhe shkëmbimet tregtare”, tha Rama.

Rama gjithashtu tha se, ka bashkëpunim me Kosovën edhe në fushën e kulturës, por asnjiherë nuk asht mjaft dhe aq sa duhet.