Çka thotë Gaxherri për koalicionin LDK-VV?

besa gaxherri

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka përjashtue çdo mundësi të formimit të koalicionit mes kësaj partie dhe PDK’s.

Tue folë në nji intervistë për gazetën “Bota sot”, Gaxherri e pyetun për nji koalicion të mundshëm më Vetëvendosjen, ka thanë se ai nuk kishte me qenë i qëlluem, për shkak të programit të tyne socialist dhe ideve ndryshe nga LDK’ja.

“Asht ma shumë se befasi që Vetëvendosja del partia e parë politike në Kosovë dhe nuk e marr ketë si shqetësim, sepse këtu shihet qartë se asht nji votë protestuese. Qytetaret e orientojnë votën nga ata që ende nuk i ka provuae në pushtet. Vetëvendosja nuk asht e pregaditun për me marrë udhëheqjen e vendit, qoftë me ideologjinë e vet, qoftë me veprimet e veta të dhunshme, qoftë me programin e tyne në aspektin socialist. Konsideroj se, edhe nëse kishim rreziku prapë që mos me lanë Kosovën pa institucione, duhemi me u ulë me Vetëvendosjen dhe Vetëvendosje normalisht duhet me reflektue shumë. Ata duhen publikisht të tërhiqen prej disa çashtjeve që janë të papranueshme”, ka deklarue Besa Gaxherri.