Çka thotë Gjenerali i Izraelit për Erdogan?!

Mbas arrestimeve masive dhe thirrjeve për respektimin e demokracisë, nji “thikë mbas shpine” ka ardhë për Presidentin Turk , Erdogan, nga vendi me të cilin ai sapo ka ba marrëveshje për normalizimin e marrëdhanieve.

Nji Gjeneral i Naltë  ka deklarue se Izraeli ka me pasë problem për aq kohë sa asht Erdogani ka me qëndrue në pushtet.

“Për aq kohë sa Turqia udhëhiqet nga nji parti me orientim Islamik, nga nji udhëheqës egnocentrik si Erodgani, na mundemi me pritë problem dhe sfida”, tha Maj Gen Yair Goland në konferencën e “Sfidat e tashme të IDF’s” në Universitetin Bar-Ilan.

Por, nga ana tjetër, Izraeli i ka kërkue falje Turqisë dhe ka dhanë damshpërblim për atë që ndodhi më Mavi Marma në vitin 2010.

Kjo ngjarje mbetet nji kujtesë historike, ku Izraeli i ka hapë vetes shumë probleme.