Çka thotë Hoti për largimin e AKR dhe Alternativës?

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratke e Kosovës ka hedhë poshtë lajmin se AKR dhe Alternativa kanë shkëputë bashkëpunimin parlamentar me LDK, në kuadër të koalicionit parazgjedhor LAA.

Nëpërmjet nji postimi në “Facebook”, Hoti thotë se nji gja e tillë po bahet me qëllim që PDK me largue vëmendjen nga bllokada që ata po iu shkaktojnë institucioneve të vendit.

“Koalicioni i LDK-se me AKR-ne dhe Alternativen eshte i paluhatshem. Lajmet e dhena neper portale jane te paverteta. Kjo eshte perpjekje e ulet e PDK-se me satelitet e saj per te larguar vemendjen nga bllokada qe PDK-ja po i bene krijimit te institucioneve te vendit. Ftoj mediet te mos bien ne gracken e dezinformatave te tilla”, ka shkrue Hoti në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Lexo edhe:

AKR dhe Alternativa largohen nga LDK’ja