Çka thotë Hoxhaj për arrestimin e Thaçit, kush po e jep maksimumin!

enverhoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka folë lidhun me arrestimin e drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Ai ka thanë se Ministria asht marrë me këtë rast dhe kanë dhanë maksimumin derisa e ka cilësue si të papranueshëm.

“Rastet e tilla janë të papranueshme për shtetin tonë dhe asht e papranueshme që Serbia ka rritë numrin e kerkesave për arrestim të shtetasve tanë. Kemi me dhanë maksimumin për me zgjidhë këtë çashtje”, ka thanë Hoxhaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.