Çka thotë Ilir Deda për koalicionin mes Vetëvendosjes dhe LDK-AKR-Alternativa?

ilirdedaaaa

Njani nga themeluesit e partisë Alternativa, Ilir Deda, përkrah nji koalicion mes Vetëvendosjes, dhe koalicionit parazgjedhor, LDK-AKR-Alternativa.

Deda, i cili dikur ka qenë deputet i Vetëvendosjes, në nji deklaratë për lajmi.net të Martën i ka dhanë mbështetje krijimit të nji blloku për formimin e Qeverisë së Re.

I nominuemi i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, sot ju ka ba thirrje koalicionit LDK-AKR-Alternativa që t’i bashkohen për me formue qeverinë.

Ndërsa, Deda ka thanë se pret që mbas ceritfikimit të rezultateve nga KQZ, Vetëvendosje me inicue takime për me bisedue për formimin e Qeverisë së re.

“Mbas certifikimit të rezultateve pres që Lëvizja Vetëvendosje të iniciojë takimin me koalicionin tonë LDK-AKR-Alternativa që të besojnë për krimin e qeverisë së re”, ka thanë Deda.