Çka thotë imami shqiptar në Zvicër për bartjen e burkas nga femnat myslimane?

Ai thotë se “mbulimi i plotë i grues nuk asht ndonji detyrim në Islam. Për këtë arsye ai nuk asht i nevojshëm. Rrjedhimisht, simbas imamit shqiptar ndalimi me ligj i kësaj mbulese nuk përban ndonji akt armiqësor ndaj Islamit.

Votimi ma i ri i Parlamentit të Zvicrës me shumicë kundër bartjes së burkas (mbulesë e plotë e grave myslimane) në ambientet publike, ka ngjallë komentime nga ma të ndryshmet. Shumica e njerëzve, edhe ndër myslimanët, nuk kanë gja kundër kësaj ndalese. Nji qëndrim të tillë e ka shprehë së fundi edhe kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, imami i njohun nga Berni, Mustafë Mehmeti.

Ai në nji deklaratë të dhanë gazetës “Aargauer Zeitung” thotë se “mbulimi i plotë i grues nuk asht ndonji detyrim në Islam. Për këtë arsye, ai nuk asht i nevojshëm, transmeton albinfo.ch gazetën zvicrane. Rrjedhimisht, simbas imamit shqiptar ndalimi me ligj i kësaj mbulese nuk përban ndonji akt armiqësor ndaj Islamit.

“Asht absurde të bartësh burka. Bartja e saj nuk ka arsyetim teologjik dhe nuk ban pjesë ndër obligimet islamike”, thotë Mehmeti. Prandaj, shton ai, ndalesa ma e re nuk asht shejë kundër myslimanëve por, ndoshta, kundër atyne ultrakonservativë. Ndërsa, ai ka thanë se problematike kishte me qenë nji ndalesë e mbulesës së kryes, shamisë.