Çka thotë Ismet Beqiri për arrestimin e Thaçit?

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri ka theksue se LDK dënon arrestimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës, Nehat Thaçi, tue vnue në pah se ky akt asht i papranueshëm, që nuk i kontribuon normalizimit të raporteve në përgjithësi në mes fqijve.

“Të ndalen këto veprime të tilla dhe organet tona shtetnore e task forcat tona të bajnë punën e tyne dhe gjithkush në rolin e tyne të japin kontributin e tyne sa ma shpejtë që të jetë e mundun që të zgjidhet ky rast i papranueshëm dhe i paligjshëm nga organet serbe”, ka thanë Beqiri.