Çka thotë Jakup Krasniqi për ikjet e Nismes në Drenas

krasniqiiiii

Xhevat Bislmi, Sekretar i marrëdhanieve me publikun në partinë Nisma për Kosovën, dy ditë ma parë la këtë parti tue e konsideru se asht klanizu dhe nuk ka demokraci të mbrendshme.

Të njajtën e bani sot edhe kryetari i kësaj partie në Drenas, Izet Ibrahimi së bashku me anëtarët e këshillit iniciues të Nismas në këtë degë.

Në njoftimin e bamë thuhet se këta të fundit nuk pajtohen me koalicionin që Nisma e ka ba me Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thanë për Indeksonline që organizmi politik asht mbi bazën e vullnetit të secilit individ dhe tërheqja gjithashtu asht mbi bazën e atij që don me u tërheq me shpresën se gjen diku ma mirë.

Simbas Krasniqit, mbas dorëheqjes së kryetarit dhe anëtarëve të këshillit iniciues në Drenas kjo degë do të jetë edhe ma e mirë.

“Nuk shperbahet dega pse tërhiqet nji ose dy që edhe ashtu e kanë pengu degën ajo ka me qenë edhe ma mirë se sa që ishte. Mund të ketë edhe ndonji interes tjetër të tyne që na nuk e dimë ky ishte vullneti i tyne dhe organeve të Nismës ato kanë vendos dhe secili ka të drejtë të mos pajtohet” , ka thanë Krasniqi.