Çka thotë Jakup Krasniqi për PDK’n!

kransiqijakupp

Jakup Krasniqi nuk e mohon mundësinë e bashkëpunimit me PDK’n, të cilën e udhëheq Kadri Veseli, nëse, si thotë ai, kjo e fundit distancohet nga keqqeverisja.

Ai konfirmon se largimi i tij nga PDK dhe themelimi i “Nismës për Kosovën” asht ba për shkak të Hashim Thaçit dhe keqqeverisjes së tij si kryeministër i vendit.

Këto komente ish-kryeparlamentari Krasniqi, i cili njiherësh asht kryetar i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, i ka ba gjatë nji interviste për gazetën “Zëri”, tue konfirmue se janë në bisedime me partitë e koalicionit qeverisës, si thotë ai, për të ardhun sa ma parë te zgjedhjet e parakohshme.

Megjithatë, simbas tij, për këto bisedime me partitë në Qeveri, nuk i japin llogari asnji subjekti politik, tue aludue kështu në kritikat që po ju ban Lëvizja “Vetëvendosje”.