Çka thotë Joseph Daul për Kosovën!

josephdaul

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njiherësh edhe kryetar i LDK’s, ka tregue detaje gjatë takimit që kishte gjatë javës me kryetarin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.

Mustafa, përmes nji postimi në Facebook, citon kryetarin e EPP, t’i ketë thanë se” Kosova asht mjedis Europe” dhe se ai deshironte që të ketë sa ma shumë Europë në Kosovë.

Lexojeni  të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

Gjatë takimit që pata këtë jave me z. Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane (EPP), aty ku është anëtare LDK-ja, iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të EPP-së për integrimet evropiane të Kosovës dhe veçmas për procesin e liberalizimit të vizave.

I thash se me këtë po e fuqizoni edhe më shumë orientimin proevropian dhe përkatësinë evropiane të qytetarëve të Kosovës.

Ai, derisa unë flisja, u ngrit nxori një hartë nga sirtari e vuri para nesh dhe më tha, shihe Kosova është mjedis Evrope, por problemi ynë është që ne të kujdesemi bashkërisht për Evropën.

E kuptova se dëshironte të shtonte se ka nevojë të ketë edhe sa më shumë Evropë në Kosovë, sikurse edhe Kosovë në Evropë.