Çka thotë Kadri Veseli për Ukshin Hotin!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shtatores së Ukshin Hotit, n’oborrin e Universitetit “Ukshin Hoti”, në Prizren.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Veseli e konsideroi Ukshin Hotin njanin prej personaliteteve ma të shqueme të luftës sonë për liri dhe pamvarësi, i cili mbeti deri në fund veprimtar i pakompromis i lëvizjes kombëtare.

“Ukshin Hoti ishte ideologu që frymëzonte këtë lëvizje me guximin e tij politik dhe mendimin e thellë intelektual. Ai ishte në kuptimin e plotë të fjalës filozofi i çashtjes sonë kombëtare”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Tue ba nji elaborim të aktivitetit politik atdhetar të Ukshin Hotit dhe të qendresës së tij intelektuale e kombëtare, kryetari i Kuvendit tha se në fillim të viteve ’80’ta, kur terrori i regjimit jugosllav po përgjakte rininë e Kosovës, ai kishte ngrit zanin e protestës e të kundërshtimit dhe nuk ishte josh nga postet.