Çka thotë Kocijancic për përfshimjen e Trepçës në bisedimet Kosovë-Serbi?

Zadhanësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, ka thanë se asht e domosdoshme që Beogradi dhe Prishtina me ra dakord që çashtja e “Trepçës” të vnohet në agjendën e dialogut në Bruksel.

“Që kjo çashtje të diskutohet në Bruksel, duhet me qenë dakord të dyja palët”, ka thanë ajo për Tanjug.

Ajo theksoi se, Komisioni Europian e ka marrë parasysh se ligji për “Trepçën” asht miratue në Kuvendin e Kosovës.

Politikanët e Kosovës e kanë hedhë poshtë këtë mundësi të dialogimit, mbasi që, simbas tyne kjo marrëveshje ka kalue.

Mirëpo, Beogradi asht tue kërkue që kjo çashtje të bartet në nivelin e Kombeve të Bashkueme dhe të diskutohet edhe në OKB.