Çka thotë komisioneri Hahn për Kosovën?

Komisioneri Europian, Johannes Hahn, tha sot se ende egziston tuta për rritjen e nacionalizmit në Serbi, i cili asht shfaqë lidhun me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

Simbas tij, nji qëndrim i tillë duhet me ndryshue dhe me u ba ma i moderuem.

Kur asht fjala për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Hanh shpreson që marrëveshja për telekomunikacionin me qenë nji dinamikë e re.

Sa i përket marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, komisioneri i zgjanimit të BE’s vuni në dokje se kjo asht nji situatë e vështirë dhe asht tue u diskutue në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

“Kjo asht lojë e njohun. Nuk ka përparim, besojnë, që asht gabim, që zgjedhjet e parakohshme munden me ndryshue gjendjen. Zgjedhjet nuk kanë me i ndryshue problemet strukturore, ose t’i zgjidhin kushtet e përcaktueme nga BE’ja. Kjo punë asht e mundun vetëm me qenë konkret dhe të bindun”, tha ai.

Ai rikujtoi se kushtet e Kosovës për liberalizimin e vizave janë të qarta dhe se ajo ka zbatue 93 nga 95 sa i ka gjithsej, tue përfshi ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Nga ana e qeverisë (Kosovës) thuhet se BE’ja asht fajtore dhe për këtë asht dhanë edhe nji argument se Kosova asht vend mysliman. Kjo asht lojë joserioze në dam të qytetarëve dhe perspektivës europiane të vendit. Ashtu siç ka thanë raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovë, Ulrike Lunacek, nuk asht e saktë se e tanë bota e pret vetëm Kosovën”, ka thanë Hanh.