Çka thotë Korea e Veriut për Donald Trump?

Edhe Korea e Veriut ka reague për fitoren e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Nji diplomat i naltë i Penianit ka deklarue se Koresë së Veriut nuk i intereson se kush zgjidhet President i SHBA’ve.

“Neve nuk na intereson se kush bahet President i Shteteve të Bashkueme. Çashtja themelore këtu asht nëse SHBA ka vullnetin politik apo jo që me heqë dorë nga politika armiqësore ndaj Koresë së Veriut”, ju tha gazetarëve Kim Yong Ho, drejtor i të drejtave të njeriut dhe çashtjeve humanitare, mbas nji mbledhje të OKB’s ku merrte pjesë.

Korea e Veriut akuzon SHBA’të dhe Korenë e Jugut se po pregaditen për luftë, tue zhvillue stërvitje të përbashkëta ushtarake. Trump ka deklarue ma herët se asht i gatshëm që me bisedue me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, në përpjekje për me bindë që me ndalue programin bërthamor.