Çka thotë kreu i Kuvendit për liberalizimin e vizave!

kadri-veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thanë se pritet që shpejt në Kuvend të shkojë edhe çashtja e ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka shtue se kjo çashtje nuk asht n’agjendë mirëpo do të bisedojnë mes tjerash edhe me kolegët e opozitës për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Kreu i Kuvendit ka potencue se nuk do të rrezikohet çashtja e liberalizmit të vizave.

Këto komente ai i bani mbas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit gjatë së cilës u vendos për mbajtjen e dy seancave plenare ku njana nga to asht caktue të mbahet më 18 Maj dhe tjetra me 25 Maj.