Çka thotë kryeministri i Malit të Zi Milo Djukanovic për Demarkacionin

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, ka deklarue sot se Demarkacioni i kufinit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës asht “çashtje e mbrendshme e Kosovës”.

“Problemi asht i mbrendshëm dhe i përket politikës së mbrendshme të Kosovës”, tha Djukanovic në Ulqin, raporton agjencia Beta.

Ai ma tutje ka theksue se, Mali i Zi, sa i përket Marrëveshjes për Demarkacion, i ka ba tana veprimet e duhuna dhe nuk ka kurrfarë mospajtimi me autoritetet në Kosovë lidhun me vijën kufitare.