Çka thotë kryeministri i Malit të Zi për arrestimet sot?

Kryeministri i Malit të Zi Milo Djukanovic deklaroi sot se për arrestimin e ish-shefit të Xhandarmerisë serbe Bratisllav Dikic dhe grupit të armatosun që ka udhëheqë ai, ka njohuni aq sa janë publikue sot në medie, ndërsa pret që zgjedhjet parlamentare të kalojnë në atmosferë të qetë dhe të rregullt.

“Kam informatat që i keni krejt, pra ato që u paraqitën përmes medies. Në kontaktet që pata me organet e shtetit mora konfirmim se procedura për pregaditjen e komunikatës me të cilën organet shtetnore kanë me ju drejtue publikut janë në fazën përfundimtare. Pres që shumë shpejt kemi me i marrë informata lidhun me rastin”, u tha Djukanovici gazetarëve mbasi votoi në vendvotimin e tij në Podogricë.

Ai hodhi poshtë mundësinë që gjatë ditës së sotme të ketë incidente. I pyetun nëse mund të ndodhë nji gja e tillë ai u përgjigj:

“Jo, jo! Mali i Zi asht shtet shumë stabil dhe funksional dhe kushdo që mendon se mundet me luejt me të kanë me përfundue siç kanë përfundue edhe deri tash”, tha kryeministri malazez.