Çka thotë kryeministri Mustafa për debatin Kosovë-Shqipni

Kryeministri Isa Mustafa, tue mos dasht m’i komentue diskutimet e fundit për raportet Kosovës-Shqipni, mbas deklaratave të Edi Ramës në Beograd, ka thanë se nuk sheh arsye për me diskutue për çashtje të diskutimeve, të cilat i ka quejt normale.

Ndërsa, sa i përket avancimit dhe bashkëpunimit të Kosovës me Shqipninë, Mustafa ka thanë se në tana marrëveshjet, po punohet që të arrihen rezultatet e duhuna dhe të pritshme.

“Unë vlerësoj se ka rezultate shumë të mira sa i përket avancimit dhe bashkëpunimit tonë me Shqipninë, në tana marrëveshjet po punohet që të zbatohen. Natyrisht që nuk arrijmë në asnji moment që na ta kemi nji situatë ideale që çdo gja që asht shkrue të zbatohet me kohë. Por, na jemi të kënaqun me bashkëpunimin dhe me marrëveshjet e me implementimin e tyne. Nuk shoh asnji arsye që na tash me krijue nji ambient të diskutimeve për çashtje, të cilat në mënyrë shumë normale mund të diskutojmë na bashkënisht”, ka thanë Mustafa mbas vizitës së tij në Konventën e Industrisë së Drunit që po mbahet në periferi të Prishtinës.